Aleksandër Çipa dhe libri i tij
“Deti nuk ka portë”,
të Hënën, më 27 Maj, ora 11:00 në Universitetin ‘Ismail Qemali”
Departamenti i Gjuhë-Letërsisë në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve të Albanologjisë dhe Ballkanistikës, me Botimet Dritëro, si dhe me Bibliotekën “Nermin Vlora Falaski”, ditën e Hënë, datë 27.05. 2019, në sallën “ Rilindja ”, ora 11.00, organizojnë takimin me gazetarin dhe poetin e njohur Aleksandër Çipa, për librin më të ri poetik “ Deti nuk ka portë”.
Vëllimi i ri poetik i autorit, pas paraqitjes në qytetet më të mëdha të hapësirës dhe trevave shqiptare, përkatësisht në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe Luginën e Preshevës, ndalet këtë herë në qytetin e origjinës së tij, në Vlorë.
Janë të ftuar shkrimtarë, poetë, miq e dashamirës të autorit dhe letërsisë si dhe studentë e pedagogë të universitetit, për të ndjekur dhe patur një komunikim me poezinë e tij më të fundit si dhe me vetë autorin.