Drejtoria e Prokurimeve dhe Shërbimeve përbëhet nga:
Drejtor: Avjola ÇAKO
Sektori i Prokurimeve
Specialistë: Joljana Llanaj
Specialistë:
Sektori i Shërbimeve
Specialistë: Gjenovefa Muço
Specialistë: Laureta Bejkosala
Detyrat dhe pёrgjegjёsitё e Sektorit të Prokurimeve
- Mbështetur në regjistrin e parashikimeve publike sektori plotëson nevojat me mallra dhe shërbime të njësive, sipas kërkesave të sjella nga këto njësi.
- Mbështetur në aktet ligjore në fuqi për prokurimin publik dhe zbatimin e ligjshmërisë së buxhetit, Drejtori kryeson procedurat e prokurimit të drejtpërdrejtë pas nxjerrjes së urdhrit të prokurimit nga Administratori. Harton procesverbalet e Komisionit të Procedurave të Prokurimit me Vlera të Vogla për mallra dhe shërbime dhe me procedurat e tjera te prokurimit mbi kufirin e blerjeve me vlerë të vogël.
- Merret me zbatimin e legjislacionit per prokurimin publik dhe gjurmet e auditit.
- Administron dosjet e procedurave të prokurimit publik.
- Plotëson të gjitha dokumentat shoqëruese të procedurave të prokurimit për çdo urdhër shpenzimi dhe më pas ia kalon Drejtorise së Financës për likuidim, sipas gjurmës së auditit.
- Në zbatim të ligjit “Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare”, kryetari i degës lëshon urdhër-dorëzimin për daljen nga magazina të vlerave materiale.
- Kontrollon normativat e harxhimit dhe harton evidencën mujore të konsumit të karburantit, fletët e udhëtimit mujore të mjeteve të Universitetit, sipas fletëve të udhëtimit ditore të konsumit të përditshëm të plotësuara nga drejtuesit e mjeteve.
- Ekzekuton urdhrat e nxjerra nga Rektori, Administratoria dhe Organet Vendimmarrëse e administrative.
Sektori i Shёrbimeve:
- Organizon, mbikëqyr dhe kontrollon punën në Sektorin e Shërbimeve.
- Ndjek zbatimin e rregullave të brendshme dhe bashkëpunon me njësite e tjera për meremetimin dhe mirëmbajtjen e godinave, ambjenteve, zyrave, pajisjeve dhe orendive me punonjësit në varësi ose me shërbim nga të tretë.
- Ndjek zbatimin e detyrave për gjithë punonjësit në varësi.
- Ndjek sistemimin e ambjenteve, me punonjësit që ka në varësi dhe punonjësit e njësive të tjera kur lëvizjet janë voluminoze.
- Ndjek dhe kontrollon cilësinë e shërbimeve dhe meremetimeve që kryhen në objektet e administruara nga Universiteti.
- Për plotësimin e nevojave urgjente për shërbime në Universitet, ngarkon me detyra të ndryshme punonjësit në varësi.
- Harton plane pune të përkohshme për punonjësit në varësi, sipas prioriteteve të plotësimit me shërbime.
- Në rastet e aktiviteteve të ndryshme, të organizuara nga Universiteti merr masat e duhura për plotësimin e kushteve të domosdoshme për realizimin e aktivitetit.
Detyrat e punonjësit të shërbimit janë:
- Të zbatojë në kohë dhe me cilësi detyrat e ngarkuara.
- Të pastrojë dhe mirëmbajë nga ana higjenike dhe funksionale sipërfaqet e ambjenteve të brendshme, të jashtme dhe të ambjenteve hidro-sanitare që janë në administrim të Universitetit.
- Të mbajë kontakt të rregullt me Drejtorin e Sektorit per çdo problem disipline, furnizimi apo kërkesë të çfarëdoshme.
- Evidenton orët e kryera jashtë orarit, të punonjësve në varësi, si dhe të drejtuesit të mjeteve.
Vendndodhja e zyrës
Kati i II-të në Rektoratin e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë
Kontakt
Drejtoria e Prokurimeve dhe Shërbimeve
email: drejtoriaprokurime@univlora.edu.al
Sektori i Prokurimeve
email: sektoriprokurimeve@univlora.edu.al
Sektori i Sherbimeve
email: sektorisherbimeve@univlora.edu.al