Aktivitete

1. Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimeve me Departamente të Universiteteve brenda vendit  më datë 28. 06. 2019 në Departamentin e Shkencave Kompjuterike u zhvillua takim me pedagogë dhe studentë të Departamentit të Informatikës të Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër.

2. Aktivitet prezantimi i platformën SuperGeneration

  • Seminare Shkencore

Ne Departamentin e Shkencave Kompjuterike pergjate muajit prill jane zhvilluar seminare, ku anetar te grupit mesimor Sisteme Kompjuterike  kane referuar tema te fushave te ndryshme te studimit. Ky aktivitet ka ardhur si vazhdim i seminare te zhvilluara ne Dhjetor te 2016 nga anetaret e grupit mesimor Programim dhe Zhvillim Software.

Departamenti i Shkencave Kompjuterike, me iniciativ te pedagogut te ketij departamenti Dashamir Hoxha dhe mbështetjen e Rektoratit, realizoi një kurs trajnimi disa ditor rreth programit Moodle, për të gjithë pedagogët e interesuar.

Në këtë trajnim pjesëmarrësit fituan aftësi praktike rreth përdorimit të programit Moodle në ndihmë të mësimdhënies, të cilat do të jenë në gjëndje ti vënë në përdorim. Trajnimi u zhvilloha në datat 11, 12 dhe 13 tetor. Pjesemarresit u pajisen me certifikat ne fund te trajnimit.

 

 

  • Konferenca

Departamenti i Shkencave Kompjuterike organizoi me sukses konferencen e pare shkencore nderkombetare.  “First International Conference on New Research and Advances on Computer Science and Information Technology (NRA – CSIT)”, u zhvillua në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”, në datat 30 Qershor – 1 Korrik 2017. Kjo konferencë u organizua nga Departamenti i Shkencave Kompjuterike të Fakultetit te Shkencave Teknike, Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”. Konferenca arriti të mbledhë sëbashku kërkues, studiues, akademik, inxhinier, studentë të cilët me prezantimet e tyre bënë të njohur rezultatet më të fundit kërkimore dhe ndan përvojat dhe idetë më të reja në fushën e shkencave kompjuterike dhe të teknologjisë së informacionit.

Konferenca u ndoq me interes të madh nga studiues nga Shqipëria, por njëkohësisht edhe akademik nga Italia dhe Turqia, ku vlen për tu theksuar pjesëmarrja e Prof. Dr. Aldo Franco Dragoni Dipartimento di Ingegneria dell’Informazione, Università Politecnica delle Marche, Ancona, Itali dhe Prof. Dr. Ismail Hakki Toroslu, METU Middle East Technical University, Çankaya, Ankara, Turqi.

 

Departamenti i Shkencave Kompjuterike organizoi me sukses konferencen e dyte shkencore nderkombetare. “Second International Conference on New Research and Advances on Computer Science and Information Technology (NRA – CSIT)”, u zhvillua në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”, në datat  18-19 Tetor 2019. Kjo konferencë u organizua nga Departamenti i Shkencave Kompjuterike të Fakultetit te Shkencave Teknike, Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”.

Ky event u zhvillua ne atmosferen festive te Kremtimit të 25 Vjetorit të Krijimit të Universitetit ‘Ismail Qemali’ Vlorë, dhe eshte pasqyrim i punes se palodhur, te pergjegjshme dhe cilesore qe stafi i ketij Universiteti ben.