Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Infermierit, 5 – 12 Maj 2019, Departamenti i Infermierisë dhe ai i Kujdesit Shëndetësor, të Fakultetit të Shëndetit, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, organizuan aktivitetete promocionale në mbështetje të komunitetit të Qytetit të Vlorës.
Studentët dhe Personeli Akademik i këtij fakulteti kryen matje të glicemisë dhe të presionit arterial. Ata gjithashtu u dhuruan lule të gjithe infermierëve të Spitalit Rajonal Vlorë dhe Fier në shenjë falenderimi dhe mirënjohjeje.