Njësi Bazë pranë Fakultetit të Shëndetit Publik
Prezantim dhe Përshkrim i Qendra e Kërkimit Shkencor:
Qendra e Kërkimit Shkencor është Njësi Bazë e Fakultetit të Shëndetit Publik. Qendra kryen veprimtari kërkimore – shkencore dhe zhvillimi në fushën e shëndetit në përgjithësi dhe atë të shëndetit publik në vecanti. Kjo qendër si objektiv të saj do të ketë mbrojtjen e shëndetit, edukimin shëndetëor dhe promocionin shëndetësor të gjithë komunitetit nëpërmjet studimeve të:
Shkaktarëve dhe faktorëve të rrezikut të sëmundjeve,
- Faktorëve përcaktues në shëndet (psiko-social dhe mjedisor),
- Metodave efektive të parandalimit të sëmundjeve kronike (kancer, diabet, sëmundjet kardiovaskulare)
- Promocionit shëndetësor.
- Ushqyerjes, aktivitetit fizik dhe obezitetit
- Shëndetit mendor të popullatës
- Tipit të shërbimeve shëndetësore (studime analitike me bazë check-up)
- Metodave të avancuara të sigurimit të shërbimeve shëndetësore në popullatë
- Ngritjes së politikave shëndetësore të shëndetit publik në fuksion të arritjes së standarteve bashkëkohore në këtë fushë:
- Të individëve që janë dhe do të jenë pjesë e kujdesit shëndetësor (personelit shëndetësor në komunitet) dhe anëtarët e komunitetit që të marrin vendime në lidhje me shëndetin e tyre, në funksion të përmirësimit të shëndetit të popullatës, nëpërmjet angazhimit të pedagogeve dhe studentëve të FSHP.