Stafi SPMJ

Adresa: Sektori i Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë

Rektorati, Kati i Parë

Pavarësia, 9400Vlorë,

Shqipëri

e-mail: international@univlora.edu.al

 

 

  • Rezarta Sinanaliaj

Drejtore e Drejtorisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Projekteve

e-mail: rezarta.sinanaliaj@univlora.edu.al

Siguron drejtim administrativ me qëllim mbështetjen e proceseve dhe përmbajtjen e akreditimit institucional dhe të programeve të studimit në të gjitha nivelet e universitetit “Ismail Qemali” Vlorë (UV). Garanton nëse UV plotëson standartet e cilësisë dhe përgjigjet për politikën dhe zbatimin e procedurës së sigurimit të cilësisë. Zhvillon dhe zbaton politikën e ndërkombëtarizimit të universitetit, koordinimin e projekteve ku është i përfshirë ai, si dhe realizimin e lidhjeve ndëruniversitare që finalizohen me nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit dypalëshe dhe shumëpalëshe.

 

  • Edlira Lati

Përgjegjëse e Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë

e-mail: edlira.lati@univlora.edu.al

Menaxhon veprimtarinë e SPMJ-së duke monitoruar dhe koordinuar zgjerimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të UV-së mbi modalitetet e bashkëpunimit në kuadër të programeve të shkëmbimit dhe projekteve me financim të huaj.

 

 

  • Ina Binaj

Specialiste për Marrëdhëniet me Jashtë

e-mail: ina.binaj@univlora.edu.al

Ndjek dhe është facilitatori i gjithë procesit të shkëmbimeve  të studentëve dhe mbështet  zgjerimin e marrëdhënieve ndërkombëtare me zyrat e marrëdhënieve me jashtë të universiteteve te huaja për të rritur vizibilitetin e UV-së.

 

 

  • Aulona Hysenaj

Specialiste për Projektet

e-mail: aulona.hysenaj@univlora.edu.al

Ndjek konkterizimin e marrëveshjeve të mirëkuptimit në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, përpunon thirrjet, si dhe informon stafin e UV-së rreth programeve të ndryshme të financimit nga Programet e Komunitetit Evropian dhe donatorëve të tjerë si: Programi IPA, ERASMUS, Interreg, Macro – Adriatico Ionico, Med Balkan, Horizont 2020, Europe for Citisens,  COSME etj., duke shndërruar projekt idetë e ardhura nga bërthamat e projekteve pranë njësive bazë, në projekt propozime konkrete në përputhje me prioritete e Programit dhe të thirrjeve specifike për aplikim.