Një takim mjaft i rëndësishëm u zhvillua në datën 19-10-2017 në Sofie tëBullgarisë ndërmjet Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë dhe Universitetit të Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjisë të Sofies. Me përfaqësues respiktiv të UV.Prof. Dr. Roland Zisi – Rektor, PhDEnkelejd A. Mëhilli – Zv. Rektor, Prof.Asoc.Hajdar Kiçaj – Dekan i Fakultetit të ShkencaveTeknike, Dr. Eva Çipi – pedagoge Departamenti i ShkencaveKompjuterike dhe Prof. Dr. Mitko Georgiev– Rektor UCTM.
Takimi ishte mjaft i frytshëm dhe konstruktiv në të cilin u diskutuan çështje mjaft të rëndësishme për të ardhmen e institucionit tonë.
Nga ana e përfaqësuesve të Universitetit të Vlorës u kërkua nënshkrimi i një marrëveshjeje Erasmus për mobilitete studentësh dhe personeli të UV-së.
Përfaqësuesit tanë kërkuan organizimin Konferencave të përbashkëta në Vlorë dhe në Sofie si dhe ndërmarrjen e hulmutimeve të përbashkëta.
Prof. Dr. Roland Zisi, RektoriUniversitetit “Ismail Qemali” Vlorë i kërkoi Prof. Dr. Mitko Georgiev- Rektori i Universitetit të Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjike të Sofies organizimin e Kurseve të Shkurtra.
Për sa më sipër, kërkesat tona u pranuan nga ana e Universitetit të Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjisë të Sofies.
U ra dakord për nenshkrimin e një marrëveshjeje Erasmus si dhe për organizimin e Konferencave të përbashkëta.
Përstudentët e UV-së Rektori i Universitetit të Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjisë të Sofies.i fton ata të frekuentojnë “Dita e Shkencës dhe Sporteve (Day of Science and Sports)”në Maj 2018, shpenzimet e akomodimit do të mbulohen ngaUniversiteti i tyre.
Gjithashtu Rektori i UV- së dhe Prof. Dr. Mitko Georgiev UTKM të Sofies,diskutuan dhe ranë dakort për mundësinë e publikimit të artikujve te tyre shkencor në revistën“Journal of Chemical Tecnology and Metallurgy” [(http://dl.uctm.edu/journal/node/1) me impact factor tre (3)] për pedagogë dhe student të UV-së.
Midis përfaqsuesve të dy institucioneve u diskutua mundësia për bashkëpunim në përmirësimin e cilësisë si dhe në mundësinë e kualifikimit të personelit të UV –së për zhvillmin e doktoratës në Sofie.