Thirrje për pjesëmarrje
Marrëdhëniet shqiptaro-kineze:
tradita, gjendja dhe perspektiva
Konferencë shkencore ndërkombëtare në 70-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës
Tiranë-Vlorë, 10-13 tetor 2019
Universiteti i Vlorës Ismail Qemali, me bashkëpunimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të Universitetit të Gjirokastrës Eqrem Çabej, të Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit (Beijing Foreign Studies University – BFSU), si dhe të disa institucioneve të tjera universitare-akademike dhe kulturore, do të organizojë më 10-13 tetor 2019 konferencën shkencore ndërkombëtare Marrëdhëniet shqiptaro-kineze: tradita, gjendja dhe perspektiva.
Përveç studiuesve të ftuar nga institucionet organizatore, konferenca do të jetë e hapur për të interesuar të tjerë.
Qëllimi i konferencës do të jetë ndriçimi i marrëdhënieve shqiptaro-kineze në tri përmasa: historinë, gjendjen e sotme dhe perspektivën. Problematika propozuar nga komiteti shkencor organizator është përfshirë, jokufizuese:
I. Çështje kulturore
– Imazhi i Kinës në përfytyrimet shqiptare;
– Studimet shqiptare në Kinë, sinologët shqiptarë për Kinën;
– Filmi shqiptar në Kinë.
II. Çështje të historiografisë dhe diplomacisë
– Roli i diplomacisë kino-shqiptare në raportet ndërkombëtare;
– Marrëdhëniet kino-shqiptare në të gjitha periudhat historike.
III. Çështje të lidhjeve ekonomike
– Ndihmat kineze për Shqipërinë;
– Ndryshimet në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve;
– Shqipëria në kuadër të nismës 16+1 dhe të nismës TheBelt andRoad.
Kalendari i përgatitjes së konferencës dhe i komunikimit me të interesuarit për pjesëmarrje është si më poshtë:
- Thirrje publike për pjesëmarrje: 20 maj 2019
- Pranimi i temave dhe abstrakteve: 20 qershor 2019
- Konfirmimi i pjesëmarrësve nga komiteti shkencor: 10korrik 2019
- Mbajtja e konferencës: 11-13 tetor 2019
- Dorëzimi i varianteve për botim të kumtesave: 20 dhjetor 2019.
- Botimi i akteve dhe përurimi: gjatë vitit 2020.
Regjistrimi i pjesëmarrjes është pa pagesë.
Të interesuarit për pjesëmarrje duhet të dërgojnë titullin dhe abstraktin e punimit në adresën elektronike konferenca70@gmail.com, që administrohet nga sekretaria e komitetit shkencor.